Barazim dramatik 2-2 në Ballsh, Tirana regjistron ndeshjen e katërt pa fitore
Bylisi dhe Tirana kanë ndarë pikët pas një barazimi dramatik 2-2 në Ballsh, në një ndeshje ku janë shënuar gola spektakolarë.
Ishin vendasit ata të cilët kaluan në avantazh me roveshatën e Përgjonit në pjesën e parë dhe ruajtën epërsinë deri në minutat e fundit të ndeshjes.
Por në minutën e 83-të protagonist u bë Ndreca i cili barazoi rezultatin me një parabël mbi portieri Hasanbelli e më pas përmbysi shifrat vetëm 3 minuta para fundit të kohës së rregullt.
Dukej se Tirana po merrte fitoren e parë në këtë kampionat, por ishte përsëri një roveshatë që prishi planet e saj, këtë herë nga Ruçi në minutën e 5-të shtesë, për të vulosur barazimin 2-2 përfundimtar të kësaj sfide.
Tirana regjistron barazimin e katërt radhazi në këtë fillim kampionati dhe renditet e 6-ta, ndërsa Bylisi nga ana tjetër ngjitet përkohësisht i treti me dy barazime, një humbje dhe një fitore në katër javët e para.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128