![](/images/1.png)
Barazim dramatik, Skënderbeu “i rrëmben” një pikë Partizanit, Elbasani përmbys Teutën
![](images/a.jpg)
Këtë të shtunë u luajtën dy ndeshje të javës së 20-të në elitën e futbollit shqiptar. Barazim 1-1 mes Partizanit dhe Skënderbeut, në një ndeshje emocionuese. Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, me ritmin që ishte i lartë në “Arenën e Demave”. Për të ardhur te goli, të kuqtë kaluan në epërsi në minutën e 43-të, me anë të Bintsuka, i cili nga fare pranë nuk mund të gabonte.
Në minutën e 54-të, Taipi provoi të dyfishojë shifrat, por ndërhyrja e portierit Alia mbajti në lojë korçarët. Në minutën e 70-të, Bismark humbi një shans ideal për të vendosur baraspeshën, ndërsa goli i barazimit do vinte në fund me Nikaj. Partizani kryeson tabelën me 34 pikë, ndërsa Skënderbeu mbyll klasifikimin.
Elbasani përmbysi Teutën, duke triumfuar me shifrat 3-1. Te durrsakët shënoi Beshiraj, ndërsa te skuadra nga Elbasani spikati tripleta e Lleshit.
![](https://cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/-340-172-800-0-namir-lapardhaja-880.jpg)
Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
ide
top
receta Alfa
TRENDING ![](images/icon-trending-up.svg)
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128