Barazim me gola, Partizani dhe Elbasani ndajnë pikët

Barazim 1-1 mes Elbasanit dhe Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për Superioren, të mbajtur në “Elbasan Arena”.
Të kuqtë festuan në minutën e 23-të, teksa Zeka goditi saktë nga brenda zonës, duke mposhtur portierin kundërshtar. Skuadra nga Elbasani rriti presionin dhe vendosi ekuilibrat me Ze Gomes, me këtë të fundit që u hodh mbi të gjithë, për të realizuar me kokë.
Ekipi kryeqytetas e nisi mirë pjesën e dytë. Cara tentoi në minutën e 55-të, por pa rezultat.Pak më vonë, Rrapaj bëri gjithçka vetë, por në fund nuk u koordinua si duhet.
Elbasani shënoi gol në minutën e 90-të me Lleshin, por u anulua për faull në sulm.
Me këtë rezultat, Partizani kryeson kampionatin pas 9 javësh me 16 pikë të grumbulluara. Ndeshja e radhës është ajo ndaj Vllaznisë në transfertë.
Në krahun tjetër, Elbasani mban vendin e katërt me 14 pikë dhe do përballet me Skënderbeun.
-
Kosova/ Derbi i takon Ballkanit, Dukagjini mposht Llapin
20 Tetor, 18:46 -
Eneo Bitri gjen golin, mbrojtësi lë gjurmë në Hungari
20 Tetor, 18:09
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


