Barazim në frymën e fundit i Al Ittihad, Mario Mitaj realizon në shtesë

1 Nëntor 2025, 18:32 / SPORT ALFA PRESS

Barazim në frymën e fundit i Al Ittihad, Mario Mitaj realizon në

Mario Mitaj ka gjetur rrugën e rrjetës në barazimin thriller të Al Ittihad ndaj Al Khaleej, me shifrat 4-4, takim ky i vlefshëm për kampionatin arab.

Pavarësisht se Al Khaleej po fitonte 4-0, Mitaj me shokë ia dolën që të marrin një pikë në këtë takim.

Gjatë zhvillimit të një goditje këndi në kohën shtesë, topi përfundoi te Mitaj, i cili me një të majtë tokazi, dërgoi topin pas shpinës së kundërshtarit.

Kjo sfidë ishte me ulje-ngritje për mbrojtësin kuqezi, pasi gjithashtu, shkaktoi penallti, nga edhe erdhi goli i 3-të i vendasve. 22-vjeçari Mitaj ka luajtur 4 ndeshje në kampionat.

 

Po ndodh...

ide