
Barcelona arrin akordin me Nico Williams, kontratë 6-vjeçare për sulmuesin

17 Qershor 2025, 23:41 / SPORT
E ardhmja e Nico Williams duket gjithnjë dhe më afër Barcelonës. Sipas raportimeve nga Spanja, klubi katalanas ka arritur një marrëveshje verbale me futbollistin.
Ai ka dhënë miratimin për një kontratë gjashtëvjeçare, ndërsa mbetet të arrihet akordi me Athletic Bilbao-n, klub që zotëron kartonin e futbollistit.
Gjithashtu thuhet se Williams do të përfitojë te Barcelona rreth 12 milionë euro në sezon. Në vitet e fundit, Barcelona ka pasur probleme të shumta financiare dhe mbetet të shihet sesi mund të zgjidhë çështjen, për të paguar klauzolën e Williams.
Për 22-vjeçarin, Athletic Bilbao kërkon të paktën 58 milionë euro, për ta lënë të lirë që të largohet.

Askush nuk do t'i shpëtojë dot SPAK-ut!
Nga Spartak Ngjela
ide

Beteja e Thethit fitohet në zyrat e shtetit
Nga Mero Baze

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik
Nga Lufti Dervishi

Ramështeti dhe Opozitëpengu!
Nga Neritan Vladi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128