Barcelona nuk ka mëshirë për Real-in, shënon edhe golin e pestë

12 Janar 2025, 21:34 / SPORT ALFA PRESS

Barcelona nuk ka mëshirë për Real-in, shënon edhe golin e

Pjesa e dytë e super finales së Superkupës së Spanjës  që po luhet në Yeddah të Arabisë Saudite mes Real Madrid dhe Barcelonës ka nisur ashtu siç përfundoi pjesa e parë, me gol.

Raphinha shënon golin e pestë për katalanasit dhe të dytin personal për këtë ndeshje., pas topit të marë nga Casado.

Fillimishit ishin madrilenët që zhbllokuan finalen me golin e shpejtë të Mbappe pas 5 minutave lojë, por djemtë e Flick bënë përmbysjen e madhe në pak minuta.

Fillimisht barazuan shifrat me Yamal në 21′, më pas shënuan dy gola të shpejtë me Lewandowskin nga pika e bardhë e penalltisë në 36 dhe 3 minuta më vonë me Raphniha-n. Goli i katërt erdhi nga Balde në fund të pjesës së parë.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128