Barcelona shkëlqen dhe mposht 3-1 Espanyolin në derbi, dëmtohet Marash Kumbulla! Fiton Atl.Madrid

Barcelona nuk njeh rivalë këtë sezon dhe shkëlqen me lojë e gola duke mposhtur 3-1 në derbin e qytetit Espanyolin. Për javën e 12-të në La Liga, për Espanyol 40 minuta luajti edhe Marash Kumbulla që pësoi një lëndim muskulor dhe la fushën, çka ka sjellë alarm në Kombëtare.
Sa i takon ndeshjes, Barça nisi spektaklin me Olmon pas vetëm 12 minutave lojë. Një pasim nga Yamal bëri që Barça të merrte epërsinë, ndërsa Raphinha dyfishoi në të 23'.
Duhej sërish Olmo që në minutën e 31 të mbyllte llogaritë e sfidës me golin e tretë. Në fraksionin e dytë Espanyol shkurtoi me Puado, teksa dy gola u anuluan për ta për pozicion jashtë loje.
Më herët ka qenë Atletico Madrid që fitoi 2-0 kundër Las Palmas. Djali i trajnerit Diego Simeone, Giuliano shënoi golin e parë të ndeshjes dhe të parin e tij për "Los Colchoneros", ndërsa Sorloth dyfishoi.
Barcelona me 33 pikë kryeson renditjen, ndjekur nga Real Madrid me 24 të tillë, por me një ndeshje më pak.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

