Barcelona vijon me rezultatet negative, Las Palmas mposht katalanasit në shtëpi
30 November 2024, 16:35 / SPORT

Barcelona vijon me rezultatet negative teksa regjistron humbjen e dytë në tre ndeshjet e fundit. Sot katalanasit pësuan disfatë 1-2 ndaj Las Palmas.
Që në pjesën e parë, katalanasit hasën mjaft vështirësi në finalizim. Vlen të përmendet një shtyllë e Raphinhas, në fundin e fraksionit.
Në pjesën e dytë, mysafirët befasuan me Ramirez, duke kaluar kështu në epërsi në minutën e 49-të. Ekipi i Flick barazoi me Raphinhan në të 61-tën, por gëzimi ishte ishte i përkohshëm, pasi Silva riktheu avantazhin e Las Palmas.
Pas kësaj humbje, Barcelona mbetet në krye me 34 pikë, 4 pikë më shumë se Real Madrid, që ka zhvilluar dy ndeshje më pak.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
Nga Eva Idrizllari
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Nga Fitim Zekthi
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Nga Blendi Kajsiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
