Basketboll meshkuj/ Teuta kalon Apoloninë dhe gjen Besëlidhjen në finale
21 Prill 2025, 16:07 / SPORT

Besëlidhja – Teuta do jetë finalja e Superligës shqiptare në basketboll për meshkuj. Pasi lezhjanët e kishin siguruar më herët një vend në serinë e finalave, diçka të tillë bëri edhe Teuta duke kaluar Apoloninë.
Në ndeshjen e katërt mes tyre, në Pallatin e Sportit në Fier vendasit e Apolonisë u mposhtën 66-69 nga Teuta. Durrsakët e çojnë në 1-3 serinë e gjysmëfinaleve dhe marrin biletën për në finale.
Ashtu sikurse në sezonin e kaluar, Teuta do përballet me Besëlidhjen në finalet për titullin kampion, teksa lezhjanët mbeten favoritët për t’u konfirmuar në fron.
Superliga e basketbollit për meshkuj, gjysmëfinalet play-off:
Besëlidhja – Vllaznia, 78-65
Vllaznia – Besëlidhja, 74-92
Teuta – Apolonia, 82-81 (2-1)
Besëlidhja – Vllaznia, 95-79 (3-0)
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


