
Baste të dyshimta për kartonë të verdhë, Federata Angleze ngre akuzë ndaj yllit të West Ham

Federata Angleze ka nisur procedimin disiplinor kundër futbollistit brazilian të West Ham, Lucas Paquetá, duke vënë në dyshim një transferim të mundshëm të tij te Manchester City gjatë verës.
Braziliani, i cili kishte shkëlqyer në klubin anglez pas një eksperience jo edhe aq të lumtur te Milani, dyshohet për shkelje të rregulloreve të basteve, sidomos sa u përket disa kartonëve të verdhë që ai ka marrë gjatë viteve 2022 dhe 2023.
Ka pasur lëvizje të çuditshme të koeficienteve të basteve dhe shumave që janë vënë për ndëshkimin e brazilianit gjatë ndeshjeve të veçanta dhe në katër raste, është identifikuar edhe vendosja e këtyre shumave në vendlindjen e tij, në ishullin Paketa në bregdetin e Rio De Zhaneiros.
City e shihte Paquetá, si një zëvendësim potencial të Bernardo Silvas nëse largohet gjatë verës, por me çështjen që është hapur tashmë kundër brazilianit, duket e vështirë që Pep Guardiola të japë dritën e gjelbër për futbollistin.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128