Bayern luan në fushën e Aston Vilës, ish-mesfushori gjerman: Anglezët fitojnë 3-2

2 Tetor 2024, 16:01 / SPORT ALFA PRESS

Bayern luan në fushën e Aston Vilës, ish-mesfushori gjerman:
Ish-mesfushori gjerman, Tomas Hiclsperger, i cili luajti si për Bayernin dhe Aston Vila, e sheh skuadrën e Mynihut përballë një detyre të vështirë.

“Nëse skuadrat kanë dobësi, është më shumë në mbrojtje. Të dyja ekipet do të përballen me disa sfida”,analizon Hiclsperger në “Kicker”.

“Mund të jetë një lojë e hapur me shumë gola, unë parashikoj një fitore 3- 2 për Vilan”, tha 42-vjeçari.

Sipas gjermanit, çelësi për suksesin e Aston Vilas është trajneri Unai Emeri: “Emeri është një fat absolut për klubin”, vlerëson ish-mesfushori, i cili ishte nën kontratë me klubin nga Birmingam nga viti 2000 deri në 2005.

Gëzimi i madh i tifozëve të Vilas për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve luan gjithashtu një rol: “Bajerni do të ndiejë shpejt entuziazmin në stadium dhe në qytet”,thotë Hiclsperger, duke përshkruar atmosferën pozitive rreth lojës.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128