
Botërori i Klubeve, zbulohet “hileja” e trajnerit të Realit gjatë “cooling break

Në këtë Kupë Bote për Klube në SHBA, si në të gjitha turnetë dhe garat e tjera të luajtura në kushte të nxehtësisë ekstreme, ka dy periudha kohore, të njohura si “cooling break” (pauza për t’u freskuar), gjatë të cilave lojtarët mund t’i afrohen vijës anësore për t’u freskuar dhe për t’u hidratuar.
Por për shumë trajnerë ky është dhe një moment për të rregulluar diçka në skuadër për të ndryshuar rrjedhën e lojës. Një moment në të cilin trajnerët shfrytëzojnë gjithashtu mundësinë për të përshtatur konceptet taktike, sikur të ishte një pushim basketbolli.
Një nga figurat më të spikatura në këtë drejtim është Ksabi Alonso, i cili, gjatë kësaj periudhe të shkurtër kohore është në gjendje të flasë me të gjithë lojtarët, duke i sqaruar secilin saktësisht se çfarë duhet të bëjë në çdo moment. Në këtë mënyrë, skuadra e bardhë është një skuadër përpara se të ketë këtë kohë pushimi dhe bëhet një tjetër pasi ta përjetojë atë dhe të luajë përsëri.
Një “hile” që po funksionon shumë mirë për Alonson deri më tani, duke shfaqur cilësinë e tij si trajner, por si çdo gjë në jetë, edhe kësaj i vjen fundi, dhe në momentin që temperaturat ngrohen, kjo do të zhduket.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128