Buongiorno takon agjentët, kërkon me ngulm transferimin në Milano

Pas Matteo Gabbias dhe Filippo Terraccianos, Milani synon të afrojë edhe një tjetër qendërmbrojtës. Objektivi i vërtetë i kuqezinjve është kapiteni i Torinos, Alessandro Buongiorno, i cili po bën paraqitje mjaft të mira në Serinë A, por edhe në kombëtaren italiane.
Buongiorno ka takuar agjentët e tij mbrëmjen e të martës për të diskutuar mbi ofertën dhe mundësinë e transferimit në Milano, teksa problem mbetet arritja e akordit me klubin e Torinos.
Kjo pasi presidenti Urbano Cairo nuk është i kënaqur me ofertën prej 15 milionë eurosh plus kartonin e sulmuesit Lorenzo Colombo, që vlerësohet rreth 10 milionë euro, shifër kjo e konsideruar e lartë nga torinezët.
Për më tepër, te skuadra ‘granata’ nuk duan të privohen nga kapiteni në muajin janar, me shpresën se vlera e tij në treg mund të rritet edhe më shumë deri në fund të sezonit.
Një tjetër alternativë për kuqezinjtë është edhe Lilian Brassier, që luan me Brest në kampionatin francez dhe vlerësohet rreth 12 milionë euro. Megjithatë prioritet mbetet Buongiorno dhe vetëm në rast dështimi me italianin, do të provohet të afrohet Brassier në ditët e fundit të merkatos.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


