Celta Vigo pas Enea Mihaj, klubi i La Liga në gjurmët e mbrojtësit kuqezi
23 Janar 2025, 13:38 / SPORT

Mbrojtësi i Kombëtares, Enea Mihaj mund të transferohet në La Liga. Sipas asaj që shkruajnë mediat, për futbollistin e Famalicaos, që luan në kampionatin portugez, ka interesim nga Celta Vigo.
Klubi i La Liga po planifikon që shumë shpejt të ndërmarrë hapa konkret, në mënyrë që të sigurojë shërbimet e tij sa më shpejt të jetë e mundur.
26-vjeçari Mihaj është titullari i padiskutueshëm te Famalicao, pasi ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon. Ai, ka një kontratë me skuadrën aktuale deri me 30 qershor 2025 dhe një largim nga Portugalia është mjaft i mundshëm, pasi nuk ka gjetur ende gjuhën e përbashkët për rinovimin.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

