Champions League/ Ballkani triumfon me përmbysje në Andorra, Decic pëson disfatë të thellë

9 Korrik 2024, 22:11 / SPORT ALFA PRESS

Champions League/ Ballkani triumfon me përmbysje në Andorra, Decic
Këtë mbrëmje u luajtën disa nga ndeshjet e para të turit të parë kualifikues Champions League. Skuadra shqiptare e Malit të Zi, Decic pësoi disfatë 3-0 ndaj TNS në Uells, takim ky që u luajt në “Park Hall”. Dopieta e Young dhe goli i Davies i siguruan TNS-së një sukses të rëndësishëm, duke bërë kështu që të shkojnë të qetë në aktin e kthimit.

Ballkani ka triumfuar ndaj Santa Colomës në Andorra, me shifrat 1-2. Ekipi i Ilir Dajës pësoi gol në minutën e 21-të me El Ghazoui, ndërsa përmbysi shifrat me Emerllahun dhe Karricën. Kështu, kampionët e Kosovës shkojnë më të qetë, në aktin e kthimit.