Chelsea me sytë nga Fulhami, shkak bëhet Broja. Ja çfarë ndodh nëse sulmuesi shqiptar nuk starton si titullar këtë javë

Chelsea duket se këtë javë i ka sytë nga Fulhami dhe kjo e gjitha për shkak të Armando Brojës.
Skuadra nga Londra do të përballet me Totenhemin të shtunën dhe “Blutë” presin me padurim nëse sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të jetë titullar ose jo.
Nëse 22-vjeçari nis nga minuta e parë këtë takim dhe çdo ndeshje tjetër deri në fund, gjë që duket mjaft e vështirë për shkak të formës së mirë që po kalon Muniz, atëherë Fulhami ka shansin për të mos i paguar Chelseat asnjë qindarkë për huazimin e Brojës.
Në të kundërt, klubi i Premier Ligës duhet t’i paguajë 4 milionë paund rivalit të tij dhe kjo mund të ndodhë që pas këtij takimi.
Kjo për shkak të kontratës që klubet firmosën për huazimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.
Nëse Broja do të startonte 60% të ndeshjeve të Premier Ligës atëherë Fulhami nuk do t’i paguante asnjë qindarkë Chelsea, por tashmë me 10 ndeshje të mbetura gjërat duken të vështira.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
