
City është “gjallë”, Guardiola pas suksesit ndaj Spurs: Na nevojitej ky 3 pikësh

Manchester City është akoma “gjallë”. Në një sezon deri tani plotësisht zhgënjyes me ekipin e Pep Guardiolës jashtë garës për titull në Premier League dhe jashtë Champions League, objektivi i vetëm që mbetet për “qytetarët” është ai për të kërkuar pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm. City vinte pas dy humbjeve të rënda në Evropë ndaj Real Madrid, që i kushtoi ekipit anglez eliminimin nga Champions, si dhe të dielën ndaj Liverpool, aty ku brenda në Etihad, të besuarit e Pep Guardiolës u mundën 0-2.
Ndaj Tottenham të mërkurën në mbrëmje sfida ishte tepër e vështirë, por “qytetarët” e interpretuan mjaft mirë. Goli i vetëm i takimit erdhi shumë shpejtë me sulmuesin norvegjez Haaland që do të ishte protagonisti i mbrëmjes teksa gjeti golin që në minutën e 12 pas pasimit nga e majfta të Dokut. Norvegjezi do të kishte një tjetër shans të mirë në pjesën e parë, por tentativa e tij do të ndalej nga portieri italian i Spursave Vicario.
Në pjesën e dytë do të ishin gjelat londinezë që do të kishin më shumë iniciativë për të gjetur golin e barazimit, por fati dukej se këtë mbrëmje do të ishte me ekipin e Pep Guardiolës. City shënon edhe golin e dytë sërish me Haaland në kohën shtesë, por VAR do të anulonte gjithçka, pasi sulmuesi norvegjez kishte prekur topin me dorë në çastin e stopimit. Përfundimisht 0-1, City rikthehet tek fitorja në kampionat dhe shkon në vendin e 4 në kuotën e 47 pikëve.
I kënaqur me suksesin e të tijëve ishte tekniku Pep Guardiola që e komentoi në këtë mënyrë fitoren ndaj Tottenham:
“Jemi të lumtur me fitoren dhe pikët pasi vërtet na nevojiteshin. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen më shpejtë pasi krijuam shumë shanse për gol sidomos në pjesën e parë. Në të dytën më pas u rrit edhe niveli i lojës së Tottenham gjë e cila na e bëri më të vështirë. Dua të përgëzoj dy wingerat, Doku dhe Savinho që zhvilluan një ndeshje fantastike”.
-
“Alarm” fals, rikuperohet Gjimshiti, në fushë kundër Venezia-s
27 Shkurt, 10:58

ide

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128