Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

12 Qershor 2026, 16:42 / SPORT ALFA PRESS

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin

Në kuadër të partneritetit strategjik ndërmjet Credins bank dhe Federatës Shqiptare të Futbollit,
u zhvillua në ambientet e zyrave qendrore të bankës një takim i rëndësishëm mes z.Maltin
Korkuti (Drejtori i Përgjithshëm i Credins bank), znj.Monika Milo (zv. Drejtore e Përgjithshme), z.
Armand Duka, (President i Federatës Shqiptare të Futbollit) dhe z. Ilir Shulku (Sekretar i
Përgjithshëm i FSHF-së). Me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të tjerë të lartë të të dy
institucioneve si dhe znj. Irida Huta (Manaxhere për Mastercard Shqipëri) takimi u fokusua në
ecurinë e bashkëpunimit mes palëve, i cili e ka nisur këtë rrugëtim në vitit 2024, në mbështetje
të futbollit shqiptar, promovimit të vlerave që ai përfaqëson dhe zhvillimit të iniciativave që
afrojnë sportin me komunitetin dhe klientët. Të dyja palët ndanë bindjen se ky bashkëpunim ka
krijuar vlerë të shtuar jo vetëm për institucionet respektive, por edhe për tifozerinë shqiptare
brenda dhe jashtë vendit.
Një nga momentet kulmore të ceremonisë ishte prezantimi zyrtar i kartës së parapaguar
“GOOL”, produkti më i ri i zhvilluar në kuadër të partneritetit mes Credins bank dhe Federates
Shqiptare të Futbollit. E konceptuar si karta e shqiptarëve, “GOOL” vjen si një produkt inovativ
që ndërthur emocionet e futbollit me përfitimet e prokteve bankare, duke krijuar një eksperiencë
të re për komunitetin sportdashës si dhe klientët e Credins Mastercard.
Përmes kartës “GOOL”, klientët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një sërë avantazhesh
ekskluzive, surprizash dhe benefite të lidhura drejtëpërdrejtë me botën e futbollit dhe jo vetëm.
Produkti është ndërtuar mbi filozofinë e krijimit të eksperiencave që shkojnë përtej
funksionalitetit tradicional të një kartë bankare, duke sjellë më pranë klientëve emocionin,
krenarinë, energjinë dhe frymën kombëtare që bashkon miliona shqiptare rreth kombëtares dhe
futbollit shqiptar.
Në fjalën e tij, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka, vlerësoi
bashkëpunimin me Credins bank si një partneritet të suksesshëm që ka sjellë vlera konkrete për
të dy institucionet.
“Credins bank është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i FSHF, duke mbështetur jo
vetëm Kombëtaren Shqiptare, por edhe vizionin tonë për zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Kur dy
institucione serioze ndajnë të njëjtat vlera, rezultatet janë gjithmonë pozitive. Me lançimin e
kartës “GOOL”, ne po sjellim një produkt inovativ që lidh edhe më shumë tifozët me
Kombëtaren tonë. Kjo kartë nuk është thjesht një mjet financiar modern, por një simbol
identiteti, pasioni dhe krenarie kombëtare. Jam i bindur se “GOOL” do të pritet shumë mirë nga
tifozët kuqezi, pasi përmes saj ata do të kenë mundësi të ndihen edhe më pranë Kombëtares,
duke përfituar benefite dhe eksperienca të dedikuara”.
Nga ana e tij, z.Maltin Korkuti, (Drejtori i Përgjithshëm i Credins bank) theksoi rëndësinë e
zhvillimit të produkteve inovative që krijojnë avantazhe të shtuara për klientët dhe njëkohësisht
materializojnë partneritete të suksesshme afatgjata.
"Partneriteti me Federatën Shqiptare të Futbollit, e kemi konsideruar gjithmonë si një
bashkëpunim institucional të rëndësishëm. Ai ka krijuar mundësinë për të ndërtuar iniciativa
konkrete që lidhin pasionin për sportin me komoditetet që krijon sot industria bankare. Karta
“GOOL” është një tjetër rezultat i këtij vizioni të përbashkët dhe një produkt që vjen për të krijuar

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi