Cristiano Ronaldo rrezikon dëbimin! "Messi" e fut në telashe me arabët

Cristiano Ronaldo u bë protagonist në ditët e fundit në Arabi, aty ku është pjesë e skuadrës së Al Nasr.
Në ndeshjen direkte ndaj Al Hilal, Cristiano u përfshi në një incident me tifozët vendas, duke bërë edhe një gjest të turpshëm.
Pas përfundimit të takimit, tifozët e Al Hilal po thërrisnin në kor emrin e Leo Messit, teksa Ronaldo ka bërë me shenjë duke iu treguar organin gjenital.
Në lidhje me këtë, Nouf bin Ahmed një avokat dhe këshilltar i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar arrestimin dhe dëbimin e Ronaldos. Avokati do të paraqesë në Ministrinë Publike të Arabisë Saudite një peticion për këtë dënim.
“Sjellja e Cristianos është krim. Veprimi i pahijshëm në publik është një nga krimet që dënohet me arrest dhe me dëbim nëse kryhet nga persona të huaj. Për këtë arsye, do të bëjmë një peticion në Ministri”, u shpreh avokati.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
