“Dalim me kokën lart”, Sylvinho krenar pas ndeshjes: Kemi luftuar gjithmonë deri në fund

24 Qershor 2024, 23:51 / SPORT ALFA PRESS

“Dalim me kokën lart”, Sylvinho krenar pas ndeshjes: Kemi
Shqipëria mbylli aventurën në këtë “Euro 2024” me kokën lartë. Pavarësisht humbjes, kuqezinjtë, zhvilluan edhe ndaj Spanjës një performance dinjitoze.

Pas ndeshjes, në konferencë për shtyp, ishte tekniku Brazilian Sylvinho, ai që analizoi këtë përballje të fundit të Shqipërisë në këtë evropian.

Sigurisht që dalim me kokën lart. Ishim në grupin e vdekjes, në një grup me kampionë Europe dhe Bote. Jam i trishtuar për rezultatin, por kemi bërë mirë në të tri ndeshjet. Kemi luftuar gjithmonë deri në fund.
Kemi arritur në një pikë të rëndësishme në këtë Europian. Të gjithë 6-7 lojtarë të rinj në fushë. Por edhe lojtarët e tjerë me eksperiencë kanë bërë mjaft mirë. Të gjithë prisnin të humbnim nga 3-0 apo 4-0, por kemi qenë gjithmonë aty në të tri ndeshjet duke luftuar.

Po ndodh...