Dëmtimi i Leaos bën me “dhimbje koke” milanistët, ja situata me portugezin
8 Dhjetor 2025, 23:56 / SPORT

Lajme të këqija në shtëpinë e Milanit. Në minutën e 30-të të pjesës së parë të sfidës ndaj Torinos, Rafael Leao u detyrua të lërë fushën për shkak të një problemi muskulor në këmbën e djathtë.
Pak çaste më parë, sulmuesi portugez kishte ndier dhimbje pas një goditjeje drejt portës së Israelit. Pasi preku ijën e djathtë, Leao nuk arriti më të qëndronte në fushë, duke ia lënë vendin Samuele Riçit.
Tani mbetet për t’u kuptuar sa gjatë do të mungojë Leao, me kuqezinjtë që të dielën, më 14, do të jenë të angazhuar në kampionat kundër Sasuolos dhe më pas, të enjten më 18, në Superkupën e Italisë kundër Napolit, një ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalet.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128