
Dëmtimi ndal Messin, do të mungojë në sfidat ndaj Uruguajit dhe Brazilit

17 Mars 2025, 18:38 / SPORT
Tashmë është e konfirmuar, Leo Messi do të mungojë në dy sfidat eliminatore të Argjentinës për Kupën e Botës 2026, atë ndaj Uruguajit në mëngjesin e 21 marsit në transfertë dhe pas 4 ditës ndaj Brazilit në fushën e saj.
Messi pësoi një dëmtim muskulor ndeshjen e fundit të Inter Miami që fitoi 2-1 ndaj Atlanta United në MLS, edhe pse “Pleshti” luajti për 90 minuta dhe madje shënoi 1 gol.
Mungesa e Messi-t është zyrtarizuar edhe nga Federata Argjentinase e Futbollit (AFA), e cila ka bërë publike listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy takime. Bie në sy edhe mungesa e Paolo Dybala, i cili pësoi një dëmtim muskulor ndeshjen e djeshme ndaj Cagliari-t.

"Madhështia" e një konsulence amerikane.
Nga Roland Lami
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128