Dëmtimi ndal Rudiger, mbrojtësi i Realit humbet sfidat ndaj Manchester City-t
3 Shkurt 2025, 18:54 / SPORT

Si të mos mjaftonte humbja 1-0 kundër Espanyol, Real Madrid humbi edhe mbrojtësin Antonio Rudiger për shkak të një dëmtimi. Ishte minuta e 14-të e ndeshjes kur gjermani ndjeu shqetësime në gju dhe iu desh të dilte nga fusha.
Tifozët e klubit “Galaktik” treguan frikë se mund të mos e kishin Rudiger në ndeshjet më të rëndësishme që e presin Real Madridin në dy javët e ardhshme dhe për fat të keq nuk gabuan.
Real Madridi konfirmoi mëngjesin e së dielës se lëndimi i Rudiger është më i rëndë dhe se ai do të mungojë për 20 ditë.
Kjo do të thotë se ai patjetër do të humbasë derbin kundër Atletico Madridit dhe më e keqja për Realin është se nuk do të jetë në skuadër për dy ndeshjet kundër Manchester City në Champions League.
-
Zyrtare/ Bayern Munich i zgjat kontratën portierit Manuel Neuer
3 Shkurt, 18:35
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
