
Dënimi/ Sa do paguaj Ronaldo për gjestet jo të hijshme?!

29 Shkurt 2024, 11:47 / SPORT
Hija e Leo Messit vijon të përndjek C.Ronaldo-n edhe në Arabinë Saudite.
Tifozët e saudit e kanë kuptuar prej kohësh këtë teksa vijojnë ta ngacmojnë në mënyrë konstante. Kështu ndodhi edhe në sfidën e fundit, atë kundër Al-Hazm, ku tifozët provokuan CR7 duke thirrur në korr emrin e Messi-t.
Ronaldo nuk e priti mirë teksa humbu qetësinë duke reaguar me gjeste anti sportive.
Nuk ka kaluar në heshtje ky veprim i Ronaldos teksa ylli portugez është dënuar me 5 mijë euro gjobë dhe me një ndeshje pezullim.
Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo bie pre e provokimeve, me tifozët rivalë që në mënyrë konstante në çdo stadium i përmendin Leo Messi-n, rivalin e tij më të madh.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128