Derbi i Shqipërisë, Vllaznia-Tirana! Balaj ‘fundos’ bardheblutë

Derbi i Shqipërisë, Vllaznia-Tirana, konfirmoi edhe një herë se është një përballje e paparashikueshme, e cila mund të prodhojë gjithçka. Sidomos këtë sezon, në këtë takim klasik janë shënuar gola me shumicë.
Në kuadër të javë së 20-të të Kategorisë Superiore, Vllaznia mpshti 2-1 Tiranën me përmbysje në “Loro Boriçi”, duke barazuar në krye në kuotën e 34 pikëve Dinamon, që dështoi të merrte pikë sot në Ballash.
Nga ana tjetër, bardheblutë e shohin veten në një pozitë shumë të vështirë, në zonën e ftohtë të renditjes (vendi i parafundit), pasi janë parakaluar nga Bylisi.
Edhe pse kaluan në epërsi që në minutën e 14-të me një gol të jashtëzakonshëm të Rimal Haxhiut, kryeqytetasit nuk ia dolën ta administronin avantazhin e shpejtë.
Guximi i trajnerit Brdaric, për të shtuar forcat sulmuese duke hequr një qendërmbrojtës në pjesën e dytë, dha rezultat.
Bekim Balaj, ‘bomber’ i shkodranëve, barazoi shifra në të 52-tën, në zhvillimet e një goditjeje standarde, pasi iu shmang mbulimit të mbrojtjes bardheblu.
I njëjti autor ngriti peshë të pranishmit në stadiumin me golin e fitoren pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, me rezultatin 2-1 q mbeti në fuqi edhe pas vërshëllimës së trefishte të kryesorit për përfundimin e takimit.
Vllaznia e ka mposhtur dy herë Tiranën në klasike në këtë sezonin, 4-3 në Lushnjë dhe 2-1 në Shkodër, ndërsa një takim tjetër është mbyllur në barazim 2-2.
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

