Dërgoi Rangers në finalen e Kupës, Bajrami pas golit: Po pres me padurim të luaj
Nedim Bajrami u shndërrua në protagonist me Rangers teksa goli i tij i solli fitoren 2-1 Rangers me përmbysje përballë Motherwell, duke i siguruar praninë në finalen e Kupës së Ligës, që do të luhet pas një muaji përballë Celtic.
“Ne treguam cilësitë tona sot dhe për 90 minuta besuam. Shënuam dy gola të këndshëm dhe në fund jem në finale. Është gjithmonë e vështirë kur pëson gol ndaj skuadrash të tilla, por ne treguam durim në pjesën e dytë.
Mund të shënonim edhe më shumë gola në pjesën e dytë dhe kjo është mënyra se si duhet të luajmë. Kemi ende kohë nga tani e deri te finalja ndaj Sëlltikut, por mendoj se do të jetë një ndeshje e madhe ndaj jam i entuziazmuar”, tha Bajrami pas ndeshjes.
“Goli? Ky ishte një kundërsulm i mirë dhe një pasim i mirë nga Vaclav gjithashtu, mendoj se ishte edhe një finalizim i mirë nga unë dhe se po mundohem të ndihmoj ekipin në çdo ndeshje., Po mundohem t’i marrim ndeshje pas ndeshje, pasi kemi shumë të tilla përpara. Pas tre muajsh këtu po ndjehem mjaft mirë me shokët e skuadrës dhe mundohem të ndihmoj me gola dhe asiste.
Në duhet të nisemi nga kjo fitore dhe të vazhdojmë këtë rrugë, pasi na presin shumë ndeshje, kemi tani Olimpiakosin dhe do të shkojmë atje të japim më të mirën dhe të fitojmë”, ishin fjalët e mesfushorit shqiptar.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128