Dështimi i “Final Four” në dy sezonet e fundit, FSHF zyrtarizon skemën e re të Superiores

16 July 2025, 15:40 / SPORT ALFA PRESS

Dështimi i “Final Four” në dy sezonet e fundit, FSHF

FSHF ka zyrtarizuar skemën e re të Final Four, duke e konfirmuar kështu si dështim formulën e përdorur në dy sezonet e fundit.

Ndryshe nga dy vitet e kaluara fituesi mes 4 skuadrave të para nuk do të përcaktohet më me skemën e dy gjysmëfinaleve dhe finales, por me garë pikësh.

Në përfundim të 36 javëve kampionat 4 skuadrat që renditen të parat do t’u përgjysmohen pikët. Më pas secila prej tyre do të kenë 3 ndeshje me 3 rivalët e tjerë.

Më saktësisht 3 javë plus me nga 2 ndeshje. Në total 6 ndeshje që do të luhen në Air Albania për të përcaktuar përfundimisht fituesin e Superligës.

Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën “Final 4”, renditja përcaktohet sipas kritereve në vijim:

1: Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4, 2: Diferenca e golave (shënuar – pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4, 3: Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + Final 4).

Kampionati është me 4 faza të rregullta, vajtje – ardhje.

Renditja pas 36 javëve përcakton pjesëmarrësit në Final 4.

Katër ekipet e para kualifikohen në Final 4.

Pikët në Final 4 do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët.

Do të luhen në total 6 ndeshje dhe skema është e tillë:

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.

Pjesëmarrësit në kompeticionet europiane përcaktohen nga renditja e Final 4.

Vendi 9 dhe 10 i “Abissnet Superiore” bie nga kategoria.

Vendi tetë i “Abissnet Superiore” shkon në “play out”.

Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën “Final 4”, renditja përcaktohet sipas kritereve në vijim:

– Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;

– Diferenca e golave (shënuar – pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;

– Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + Final 4).

 

Po ndodh...