Dështimi në Ligën e Kombeve dhe formacioni, përplasje në Kombëtare! Kapiten Ismajli e Uzuni i dalin kundër Sylvinhos
Gjashtë ndeshje, shtatë pikë, vendi i fundit dhe zbritja nga Liga B në atë C në Ligën e Kombeve kanë krijuar një klimë të tensionuar në Kombëtare. Shqipëria e futbollit u mposht të martën 1-2 nga Ukraina dhe e mbylli me dështim fushatën në Ligën e Kombeve, teksa kanë nisur edhe përplasjet e para në ekip. Myrto Uzuni dhe Ismajli duket se folën për më shumë minuta për emra specifikë, me beratasin që e vuri theksin te mungesa e tij si titullar.
"Për mua nuk ka problem se të gjithë e dinë që te Granada luaj si sulmues i dytë, në tre vitet e fundit i dini statistikat. Kur vij në kombëtare trajneri nuk më preferon në majë të sulmit. Mund ta bëj shumë mirë edhe atë. Të luaj për kombin nuk është se lodhem. Prisja të isha titullar, te Granada jam i padiskutuar”, theksoi Uzuni, që e kishte direkt me trajnerin Sylvinho.
Edhe kapiteni Ardian Ismajli duket i pakënaqur nga formacioni, teksa shprehu pakënaqësi pas ndeshjes, duke mos e zgjatur më shumë me emra.
“Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto tre vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”. Pjesa e parë më e keqe në këto tre vite me Shqipërinë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje. Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. E ardhmja? Ka interes nga Juventusi, është e vështirë, por jo e pamundur, shumë shpejt do të vendosim”, deklaroi Ismajli.
Këto deklarata tregojnë vetëm majën e "ajsbergut" dhe klimën jo të mirë që sjell mungesa e rezultateve dhe fitoreve.
-
Lideri i Hezbollah: Do të godasim qendrën e Tel Avivit
20 Nëntor, 16:51
Turpi i revolucionarëve të Saliut në Bruksel
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128