
Dështon faza përgatitore e Dinamos në Itali, anulohen dy ndeshje

Dinamo duhej të luante katër ndeshje miqësore në Itali, por në fakt ka luajtur vetëm dy të tilla. Pas ndeshjes me Virtus Kastelfrankon është anuluar edhe miqësorja e djeshme me Livornon.
Vendimi mësohet se është marrë nga vetë dinamovitët dhe motivi nuk është ende i qartë, por duket se ka të bëjë me faktin se ngarkesa ka qenë e madhe për futbollistët dhe stafi i është druajtur frikës së ndonjë dëmtimi.
Në këtë mënyrë, dy miqësoret italiane të bluve mbeten ato me diletantët e Atletik Proxhetos dhe Rexhianës.
Para se skuadra të shkonte në Itali, në kryeqytet luajti dy miqësore, me Vorën dhe me Dinamon e Ferizajt. Blutë, pas tri javësh stërvitje intensive, do të lënë sot Italinë dhe do të nisin udhëtimin drejt Shqipërisë.
Fundjava pritet të jetë pushim për futbollistët, ndërsa të hënën ekipi do të nisë përgatitjet anti-Egnatia në kompleksin e Arbanës.

Mllefi i "lexhendës" kundër Shqipërisë!
ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128