Diferenca mes Italisë dhe Anglisë, Lukaku bën krahasimin

16 Janar 2025, 23:52 / SPORT ALFA PRESS

Diferenca mes Italisë dhe Anglisë, Lukaku bën krahasimin

Romelu Lukaku, sulmuesi i Napolit por që në të kaluar ka luajtur për Everton, United dhe Chelsea, bëri krahasimin mes kampionatit italian dhe anglez.

Ai tha se Premier League është kampionati më i fortë në botë, por që Serie A po i afrohet nivelit të futbollit anglez.

“Seria A po i afrohet Premier League në krye , kam kaluar nëntë vjet në Angli dhe tani jam në vitin e pestë në Itali”.

Duhet të jem i sinqertë, duhet të shikojmë rezultatet e skuadrave italiane në garat evropiane”.

Në Ligën e Konferencave, Fiorentina arriti dy herë në finale, dhe Roma e fitoi atë, Atalanta fitoi Ligën e Evropës dhe Inter gjithashtu arriti në finalen e Ligës së Kampionëve”.