Dinamo dhe Vllaznia “pushtojnë” formacionin, Daja strategu i javës
Me përfundimin e javës së 12-të të Abissnet Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare janë mbledhur dhe kanë përzgjedhur edhe për këtë javë formacionin titullar dhe trajnerin më të mirë.
Ilir Daja, tekniku i Dinamo City është në piedestalin e trajnerëve më të mirë të kësaj jave, teksa 11-shja titullare është si më poshtë:
Porta më e mirë e javës është gardiani i Vllaznisë, Kristi Qarri. Në repartin e mbrojtjes rreshtohen: Jorgo Meksi (Dinamo City) dhe Edison Ndreca (Egnatia) në krahë, teksa qendra e mbrojtjes përbëhet nga Marin Abazaj (Bylis) dhe Samuel Opeh (Laçi).
Tre mesfushorët më të mirë të javës së 12-të janë: Matias Lloci (Teuta), Kleandro Lleshi (Laçi) dhe Regi Lushkja (Egnatia).
Dy krahët e sulmit përbëhen nga titullarët e Dinamo City-t, Baton Zabërgja dhe Dejvi Bregu ndërsa në mes të sulmit qëndron Kevin Dodaj i Vllaznisë.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128