Dinamo nis përgatitjet anti-Tirana, Daja duhet të vendosë për sulmuesin kryesor

Dinamo nisi dje përgatitjet për derbin e së shtunës me Tiranën. Me grupin është stërvitur normalisht sulmuesi Tiago Nani, i cili pësoi një dëmtim në Laç dhe u ndërrua në fillim të pjesës së dytë.
Portugezi me shumë mundësi do të jetë në fushë nga minuta e parë edhe në derbi, pasi alternativat në sulm janë të kufizuara për trajnerin Ilir Daja. Mandela, edhe pse ka nisur vrapimet, ka pak gjasa që të rikuperohet në kohë për të shtunën.
Mungesë e sigurt është ajo e Dejvi Bregut, kështu që blutë pritet të luajnë kundër Tiranës si në javët e fundit, me Vilën, Nanin dhe Zabërgjën në sulm.
Edhe pse tjetër e skuadrës pritet të jetë e njëjtë me dy ndeshjet e fundit. Mund të ketë ndoshta vetëm një ndryshim në mesfushë, ku Qefalija mund të kthehet titullar, duke iu bashkuar Gudiabit dhe Tolit.
-
Bie Whatsapp dhe Facebook, miliona persona probleme me komunikimin
11 Dhjetor, 19:51 -
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

