Disiplina ndëshkon Elbasanin për flakadanët dhe koret, gjobiten Tirana dhe Vllaznia

6 Shkurt 2025, 18:38 / SPORT ALFA PRESS

Disiplina ndëshkon Elbasanin për flakadanët dhe koret, gjobiten

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për javën e fundit të futbollit shqiptar.

Për sjelljen e gabuar të tifogrupit të “ultrasve”, duke përforur sharje, flakadantë dhe duke goditur me sende tifozerinë kundërshtare, klubi i Elbasanit e ka pësuar duke u gjobitur me 100.000 lekë,  ndërsa e pësojnë dhe Tirana me Vllazninë nga Superiorja.

Të dy klubet janë dënuar dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.

Në anën tjetër, Skander Tahri që luan edhe me ekipin e parë të Partizanit, është pezulluar me 4 ndeshje për sjellje josportive në sfidën e ekipit U-19.

Vendimet

 KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, në bazë të nenit 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike si dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Lojtari i FK Erzeni, Elvis Gjoni, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Egnatia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-21, kundër FC Dinamo City U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Zyrtari i FK Partizani U-19, Florian Ristani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FK Partizani U-19, Skander Tahri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim.

 

 

Po ndodh...