Çdo gjë në ajër te Partizani, çështja e trajnerit mbetet ende pezull
13 August 2024, 07:22 / SPORT

Te Partizani po punohet për të zgjidhur çështjen e trajnerit, ku gjithçka mbetet e hapur. Në klubin e kuq ende nuk kanë mbyllur asnjë negociatë, teksa tregu kroat duket se është parë si më i favorshmi në këtë moment, të shtyrë edhe nga cilësia që dëshmoi Zoran Zekiç në edicionin e shkuar.
Jerko Leko është kontaktuar nga klubi i kuq, por po vonohet për të dhënë përgjigje, çka mund ta shtyjë klubin të nisë të lëvizë në fronte të tjera. Roberto Boskalia ka qenë gjithashtu një opsion në tavolinën e të kuqve, tentuan edhe Gvozdenoviçin e Skënderbeut, por Takaj e bllokoi menjëherë.
Kjo javë pritet të jetë vendimtare në lidhje me stolin e Partizanit. Së fundmi po qarkullon sërish emri i Dajës, por duket tejet e vështirë.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
Nga Adri Nurellari
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Nga Sidi Hasanaj
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Nga Rigels Seliman
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128