
“Dominuam në pjesën e parë”, tekniku i Partizanit: Nuk jam plotësisht i kënaqur me rezultatin

Trajneri i Partizanit, Veselinovic dha mendimin e tij pas barazimit 1-1 ndaj Tiranës.
“Barazimi? Është gjithçka shumë e pritshme në këtë derbi. Tifozët kanë bërë një atmosferë të shkëlqyer. Nuk jam plotësisht i kënaqur me rezultatin 1-1. Duhet të respektojmë kundërshtarin dhe nëse s’do të kishte qenë Tirana nuk do të ishte derbi i tillë. Ka qenë çështje kohe deri te barazimi, me tifozët që e janë ndjerë diçka të tillë. Tirana arriti golin si arsye e cilësisë individuale, por edhe nga gabimet tona individuale. Gjatë pjesës së mbetur ne kemi dalë para për të provuar, por ishte një ndeshje e komplikuar dhe u mundur me ndërrimet të ndryshonim diçka. Skuadra ka moral shumë të lartë dhe këtë po e tregojmë në vazhdimësi. Kishim edhe raste të tjera shënimi. Rezultati 1-0 në fillim të sfidës ka mbajtur gjallë Tiranën, pavarësisht respektit për të.
A duheshin të bëheshin ndërrimet më shpejt? Mendoj se kam ndërhyrë aty ku duhet, duke parë edhe situatën se si po shkonte ndeshja.
Pse nuk jeni i kënaqur me barazimin? Ndjesinë që e fiton si trajner është pak e vështirë ta përshkruar. Në pjesën e parë ishim dominues dhe pavarësisht golit ne vazhduam të kërkojmë rezultatin. Pas barazimit që shënuan në fund, duhet të jem i kënaqur. Por në përgjithësi çfarë ndodhi në fushë nuk duhet të jem i kënaqur”, ka përfunduar serbi.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128