
Donnarumma drejt largimit nga PSG, gati të “tradhtojë” për herë të dytë Milan-in

Gianluigi Donnarumma po mendon rikthimin e mundshëm në Itali, gjë që nëse ndodh do ishte padyshim lëvizja më e bujshme e merkatos së janarit.
Donnarumma, i cili u bë një yll te Milan-i, është në radarin e Inter-it sipas Fichajes, një destinacion që nëse finalizohet, premton të ndezë një tërmet mes tifozëve të ish-klubit të tij.
Pavarësisht se është një lojtar kyç për skuadrën pariziene, negociatat mes të dyja palëve kanë ndezur të gjitha llojet e spekulimeve. Transferimi i mundshëm i Donnarumma tek Inter-i do të kishte jo vetëm një ndikim sportiv, por edhe emocional.
Portieri, i cili për vite me radhë ishte emblema e portës së kuqezinjve, u largua nga Milan-i mes polemikave në vitin 2021 për t’iu bashkuar PSG-së. Lëvizja e tij te rivali i përjetshëm i Milan-it do të ishte një “tradhti” për herë të dytë për klubin dhe tifozët kuqezi.
Inter po kërkon të forcohet me një portier të klasit botëror dhe Donnarumma i përshtatet në mënyrë të përkryer këtij profili. Kjo gjë mund të ndodhë tani në merkaton e janarit, por shanset janë më të mëdha për merkaton e verës.
Nga ana tjetër, PSG thuhet se po konsideron largimin e italianit për të balancuar konkurrencën dhe financat dhe mbi të gjitha për të krijuar një ekip tërësisht të ri, që do të jetë konkurrues në Europë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128