Donnarumma-PSG, e ardhme e pasigurt, dëshiron të rinovojë, por drejtuesit janë të paqartë

13 Mars 2025, 13:50 / SPORT ALFA PRESS

Donnarumma-PSG, e ardhme e pasigurt, dëshiron të rinovojë, por

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma-s te Paris Saint-Germain vazhdon të mbetet një temë e nxehtë.

Me kontratën që skadon në qershor të vitit 2026, portieri italian po pret sinjale konkrete nga drejtuesit parizienë për një mundësi rinovimi.

Enzo Raiola, menaxheri i portierit, ka theksuar disa herë mungesën e një vendimi përfundimtar, ndërkohë që Interi dhe klube të tjera të mëdha europiane, përfshirë Bayernin, po qëndrojnë në pritje.

“L'Equipe” raporton se Donnarumma, nga ana e tij, ka shprehur dëshirën për të vazhduar aventurën e nisur në vitin 2021:

"Jam i lumtur këtu, ndiej se klubi më vlerëson. Prioriteti im është rinovimi," ka deklaruar ai pas fitores kundër Manchester City-t në janar.

Performancat e tij të fundit, përfshirë një ndeshje të shkëlqyer në çerekfinalen e kthimit kundër Liverpool-it kanë forcuar pozitat e tij, përtej gabimit në ndeshjen e parë.

PSG, sipas gazetës së njohur franceze, mbetet i kujdesshëm dhe takimet janë tashmë të planifikuara, por oferta pariziene, e pasuruar me disa klauzola opsionale, nuk duket të ketë bindur plotësisht Donnarumman.

Ky qëndrim i PSG lë hapësirë për mundësinë e angazhimit nga klube të Premier League dhe Bayerni, i cili po kërkon një pasardhës për Neuer, që është tashmë 38 vjeç.