Dortmund i vendos çmim/ Bellingham ka “çmendur” skuadrat e Premier League

21 Shtator 2022, 13:08 / SPORT ALFA PRESS

Dortmund i vendos çmim/ Bellingham ka “çmendur”

Një nga lojtarët më të kërkuar nga skuadrat e Premier League është Jude Bellingham.

 Ylli i Borussia Dortmund ka marrë vëmendjen e shumë klubeve me paraqitjet e treguara me skuadrën gjermane. Verdhezinjtë gjatë merkatos së verës refuzuan disa oferta të mbërritura në drejtim të lojtarit, pasi dëshironin ta mbanin në skuadër.

Megjithatë Dortmund do ta ketë shumë të vështirë për ta mbajtur lojtarin anglez në skuadër, pasi klube “big” mund të paraqesin oferta joshëse.

“The Athletic” ka raportuar se Dortmund tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit Bellingham dhe për të i ka informuar klubet e interesuara. Verdhezinjtë duan të fitojnë 150 milionë euro nga shitja e yllit të tyre dhe pritet të jetë një garë shumë e madhe mes top klubeve evropiane.

Chelsea, Arsenal, Manchester United, Liverpool, Manchester City e Real Madrid janë top klubet evropiane që nëse duan shërbimet e Bellingham duhet të përgatisin ofertën me jo më pak se 150 milionë euro. 

Po ndodh...