Drake beson te Kanadaja, vendos bast 300 mijë $ për fitoren ndaj Argjentinës

9 Korrik 2024, 19:05 / SPORT ALFA PRESS

Drake beson te Kanadaja, vendos bast 300 mijë $ për fitoren ndaj
Argjentinë-Kanadë është gjysmëfinalja e Kupës së Amerikës që do të luhet mëngjesin e 10 korrikut, në MetLife Stadium (East Rutherford, NJ).

Ylli kanadez i hip-hopit Drake duket se ka besim të verbër te suksesi i skuadrës së vendit të tij, pasi ka vendosur një bast me shifra të mëdha.

Drake ka vendosur 300 mijë dollarë bast për fitoren e Kanadasë, e kuotuar me koeficient 9.60. Nëse triumfon ekipi i Marsch Jesse, ai do të fitonte jo pak por mbi 2.8 milionë dollarë. Me siguri, Messi nuk do të jetë dakord.

Kanada-ja po kërkon titullin e saj të parë në një turne madhor që nga Kupa e Kombeve të Amerikës së Veriut në 1990.