
Duro: Italia e vogël përballë Spanjës, dominim i papranueshëm

Trajneri i njohur, Shpëtim Duro analizoi fitoren 1-0 të Spanjës ndaj Italisë, takim i Europianit, i cili u zhvillua mbrëmë.
Edhe pse rezultati nuk e reflekton, spanjollët, për çudinë e të gjithë sportdashësve u shfaq tepër dominuese ndaj “azurrëve” teksa gjuajtja e parë dhe e vetme në portë e këtyre të fundit erdhi në minutën e 70-të.
Duke folur në News 24, Duro u shpreh se një paraqitje e tillë për skuadrën e Spalletitt është e papranueshme dhe e çuditshme.
“Është i papranueshëm ai dominim i Spanjës. Dihet që Spanja është skuadër superiore, por nuk e linte Italinë të dilte nga gjysmëfusha. Italia, me emra të mëdhenj, nuk u duk fare. Diçka e çuditshme.
Spanjollët ishin jashtëzakonisht superiorë, sidomos në mesin e fushës. Italia e vogël përballë Spanjës” – tha ai.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128