E ardhmja e CR7, ‘ylli’ i NBA-së i bën ftesë: Eja, luaj në Greqi, të jap katër opsione

28 Maj 2025, 19:18 / SPORT ALFA PRESS

E ardhmja e CR7, ‘ylli’ i NBA-së i bën ftesë: Eja,

E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi ‘ylli’ portugez ka lënë të kuptohet për një largim të mundshëm nga Al-Nassr pas ndeshjes së fundit të kampionatit.

40-vjeçari është lidhur me disa klube, ndërsa bota e futbollit pret të mësojë hapin e tij të radhës.

Sipas raportimeve të fundit, Ronaldo është në shënjestrën e rivalëve të Al-Nassr, Al-Hilal, të cilët duan të nënshkruajnë me një emër të madh pas largimit të Neymar-it.

Al-Hilal do të marrë pjesë edhe në Kampionatin Botëror për Klube, një faktor që mund ta tundojë Ronaldon.

Por tashmë ka dalë në skenë edhe një mundësi e re, sërish e lidhur me këtë turne.

Wydad Casablanca, klub i njohur maroken, është shumë i interesuar për të afruar Ronaldon për të luajtur në këtë ngjarje të shumëpritur që do të zhvillohet në mes të qershorit.

Kontaktet e fundit mes palëve kanë ndodhur dje dhe në rast marrëveshjeje, CR7 mund të përballet edhe me Juventusin.

Në fazën e grupeve, marokenët do të përballen fillimisht me Manchester City-n, më pas me bardhezinjtë e Igor Tudor-it dhe në fund me Al-Ain.

Por nëse destinacioni i radhës do të ishte Greqia?

‘Ylli’ i basketbollit, Giannis Antetokounmpo, i cili ka shprehur shpesh publikisht admirimin e tij për Ronaldon, ka një ide interesante për të. Në një postim në Instagram, ai shkruan:

“Eja luaj në Greqi. Olympiacos, Panathinaikos, AEK apo PAOK. Bëj si të duash.”

Një ftesë e pazakontë, por që vetëm sa shton kuriozitetin për të ardhmen e një prej legjendave më të mëdha të futbollit.

 

Po ndodh...

ide