E konfirmon presidenti Infantino: Finalja e Botërorit do të ketë një risi si SuperBowl

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka zyrtarizuar risinë e radhës për Botërorin 2026. Do të jetë një dalje totale nga tradita e organizimit të ndeshjeve të futbollit.
Edicioni i 23-të i Kupës së Botës do të zhvillohet SHBA, Meksikë dhe Kanada, ku do të mirëpriten 48 kombëtare.
Stadiumi MetLife (82,500 spektatorë) në New Jersey është stadiumi i përzgjedhur për finalen e madhe, e cila do të luhet më 19 korrik 2026.
Infantino ka konfirmuar se pas pjesës së parë do të zhvillohet një shfaqje LIVE, e ngjashme me ato që organizohen për Super Bowl. Performuesit do të jenë Chris Martin dhe Phil Harvey.
“Ky do të jetë një moment historik për Kupën e Botës dhe kjo shfaqje do t’i përshtatet një turneu kaq gjigant, të përmasave më të mëdha që ka parë ndonjëherë historia e futbollit”, ka deklaruar numri 1 i FIFA-s.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


