“E pëlqej sepse nuk ka gjyqtarë”/ Pep Guardiola tregon sportin ku argëtohet më shumë

21 Shtator 2022, 13:56 / SPORT ALFA PRESS

“E pëlqej sepse nuk ka gjyqtarë”/ Pep Guardiola tregon

Pep Guardiola e pëlqen shumë golfin dhe sa herë gjen kohë e ushtron atë. Pep nuk është i vetmi adhurues i golfit në mjedisin e tij dhe ai ka arsyet e tij për ta vlerësuar shumë këtë sport.

“Unë e dua golfin sepse nuk ka arbitra! Dhe është sporti më i drejtë nga të gjithë, të gjithë fillojnë dhe mbarojnë në të njëjtin pozicion. Sa më pak goditje të bëni, aq më shumë fitoni. Nuk ka justifikime, nëse je më i miri, fiton. Dhe nuk ka njerëz të tjerë, në fushë apo jashtë. Kjo është e bukur, është perfekte. Sepse në sport nuk ka fat” – shprehet Guardiola.

 

Po ndodh...