Efekti domino në merkato, Milan rrezikon të humbasë yllin e skuadrës

Bayern Munich po studion terrenin për të transferuar në Gjermani nga Milani, Theo Hernandez
Bavarezët duket se janë dorëzuar për Alphonso Davies që është një hap larg Real Madrid, dhe shohin te ylli i Milanit zëvendësuesin ideal të kanadezit. Theo, i cili arriti edhe shifrën e 200 ndeshjeve me fanellën e “Djallit”, ka një kontratë të vlefshme me Milanin deri në vitin 2026.
Megjithatë, drejtuesit e Bayern Munich janë të gatshëm të shpenzojnë nga 60 deri në 70 milionë euro për shërbimet e francezit që konsiderohet si një nga më të mirët në rolin e tij.
Edhe pse në radhët e italianëve vështirë të dorëzohen kaq shpejt për një lojtar që e konsiderojnë si pjesë kryesore të skuadrës. Kuqezinjtë presin që në ditët e ardhshme të nisin negociatat për rinovimin e kontratës së Theo Hernandez dhe nëse bëhet fjalë për ta shitur, atëherë ta bëjnë për jo më pak se 100 milionë euro e për të kaluar kështu topin në gjysmëfushën e gjermanëve. /Supersport
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

