Egnatia merr kreun e Superligës, mposhtet Partizani

Superliga Shqiptare ka mbyllur javën e 17-të të saj, ku nuk munguan surprizat. Ajo çka vlen të përmendet është se në krye të klasifikimit qëndron Egnatia. Rrogozhinasit përfituan nga humbja e Partizanit në Ballsh dhe marrin kështu kryesimin me 30 pikë. Në “Adush Muça” të Ballshit, Partizani u mposht nga Bylis të hënën, me vendasit që shënuan me Gjatën dhe Kamara, ndërsa për të kuqtë realizoi Keko.
Pak orë më pas ishte radha e Tiranës, e cila po ashtu nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola me Teutën, në një duel që prodhoi disa raste të mira shënimi, të shpërdoruara nga lojtarët e të dyja skuadrave. Një tjetër barazim me rrjeta të paprekura ishte ai mes Laçit dhe Dinamo Cityt, ku vendasit shpërdoruan edhe një 11-metërsh.
Vllaznia mori fitore me përmbysje ndaj Elbasanit në transfertë, ku vendasit gjetën të parët golin me Qaqin, por më pas ishin shkodranët që morën në dorë frerët e lojës. Dodaj dhe pas tij Coba vulosën fitoren 1-2. Sa i përket renditjes, kryeson Egnatia, e ndjekur nga Partizani, Dinamo dhe Vllaznia. Më tej vijnë Elbasani, Teuta, Tirana, Laçi, Bylis dhe në fund Skënderbeu.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
