Egnatia shënon emrin në librat e historisë, fituesit e Superligës ndër vite

26 Maj 2024, 21:57 / SPORT ALFA PRESS

Egnatia shënon emrin në librat e historisë, fituesit e

Kategoria Superiore uli siparin e sezonit 2023/2024 mbrëmjen e sotme me finalen e “Final 4”, mes Partizanit dhe Egnatias, që u fitua nga rrogozhinasit me rezultatin 0-1, duke u kurorëzuar për herë të parë në histori si kampione e futbollit shqiptar.

Skuadra e trajnerit Idlir Tetova arriti t’i rrëmbente kështu “kurorën” të kuqve të Orges Shehit, që ishin kampionët në fuqi.

Vlen të theksohet fakti se Partizani humbi shansit e artë për të barazuar Dinamon për sa i përket titujve të fituar.  

Bardheblutë e Tiranës kanë rekordin absolut sa u përket titujve të fituar me 26 trofe. Ndërkohë që në vendin e dytë, ndodhet Dinamo me 18 tituj më pas vjen Partizani me 17. 

Dominimin e klubeve kryeqytetase ndër dekada janë munduar ta thyejnë Vllaznia, që ka fituar 9 tituj kampion, dhe Skënderbeu me 8 tituj.

Nga dy herë janë shpallur kampion Teuta dhe Elbasani dhe nga një herë Kukësi dhe Flamurtari.   

Libri i Artë i Kategorisë Superiore:

1930 – Tirana 

1931 – Tirana 

1932 – Tirana 

1933 – Skënderbeu 

1934 – Tirana 

1935 – (nuk u zhvillua) 

1936 – Tirana 

1937 – Tirana 

1938 – (nuk u zhvillua) 

1939 – (nuk u njoh) 

1940 – (nuk u njoh) 

1941 – (nuk u zhvillua) 

1942 – (nuk u njoh) 

1943 – (nuk u zhvillua) 

1944 – (nuk u zhvillua) 

1945 – Vllaznia 

1946 – Vllaznia 

1947 – Partizani 

1948 – Partizani 

1949 – Partizani 

1950 – Dinamo 

1951 – Dinamo 

1952 – Dinamo 

1953 – Dinamo 

1954 – Partizani 

1955 – Dinamo 

1956 – Dinamo 

1957 – Partizani 

1958 – Partizani 

1959 – Partizani 

1960 – Dinamo 

1961 – Partizani 

1962-1963 – Partizani 

1963-1964 – Partizani 

1964-1965 – Tirana 

1965-1966 – Tirana 

1966-1967 – Dinamo 

1968 – Tirana 

1969-1970 – Tirana 

1970-1971 – Partizani 

1971-1972 – Vllaznia 

1972-1973 – Dinamo 

1973-1974 – Vllaznia 

1974-1975 – Dinamo 

1975-1976 – Dinamo 

1976-1977 – Dinamo 

1977-1978 – Vllaznia 

1978-1979 – Partizani 

1979-1980 – Dinamo 

1980-1981 – Partizani 

1981-1982 – Tirana 

1982-1983 – Vllaznia 

1983-1984 – Elbasani 

1984-1985 – Tirana 

1985-1986 – Dinamo 

1986-1987 – Partizani 

1987-1988 – Tirana 

1988-1989 – Tirana 

1989-1990 – Dinamo 

1990-1991 – Flamurtari 

1991-1992 – Vllaznia 

1992-1993 – Partizani 

1993-1994 – Teuta 

1994-1995 – Tirana 

1995-1996 – Tirana 

1996-1997 – Tirana 

1997-1998 – Vllaznia 

1998-1999 – Tirana 

1999-2000 – Tirana 

2000-2001 – Vllaznia 

2001-2002 – Dinamo 

2002-2003 – Tirana 

2003-2004 – Tirana 

2004-2005 – Tirana 

2005-2006 – Elbasani 

2006-2007 – Tirana 

2007-2008 – Dinamo 

2008-2009 – Tirana 

2009-2010 – Dinamo 

2010-2011 – Skënderbeu 

2011-2012 – Skënderbeu 

2012-2013 – Skënderbeu 

2013-2014 – Skënderbeu 

2014-2015 – Skënderbeu 

2015-2016 – Skënderbeu 

2016-2017 – Kukësi 

2017-2018 – Skënderbeu 

2018-2019 – Partizani 

2019-2020 – Tirana 

2020-2021 – Teuta 

2021-2022 – Tirana 

2022-2023 – Partizani

2023-2024 – EGNATIA

 

Po ndodh...

ide