Elbasani në Superiore, rrëfehet kapiteni i tre kategorive: Isha i bindur që…

Në kulmin e karrierës së tij vendosi të luajë në Kategorinë e Tretë. E bëri këtë sakrificë për dy ngjyra, ato verdheblu. Bëhet fjalë për kapitenin Orgest Gava, i cili të enjten ngriti trofeun e kampionit të Kategorisë së Parë.
Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, mesfushori elbasanas rrëfen emocionet e përjetuara, si edhe golin që i hapi rrugën përmbysjes ndaj Bylisit.
Në tri kategoritë ai fitoi gjithçka, tani i ka mbetur edhe Superiorja, në mënyrë që ta mbyllë karrierën i qetë. Gava e konsideron atmosferën e krijuar të mrekullueshme, ndërsa ky triumf shkon për një njeri special.
Gava, çfarë emocionesh keni provuar me trofeun e kampionit në duar?
Kuptohet që emocionet janë shumë të mëdha, pasi unë kam ardhur që në Kategori të Tretë dhe për fat të mirë kam dalë fitimtar te të tria kategoritë.
Për mua është një kënaqësi shumë e madhe që Elbasani shkon në Superiore. Kur pranuat ftesën para tre vitesh, e prisnit se do të vinte kaq shpejt kjo ditë?
Isha shumë i bindur në fakt. Drejtuesit që në atë kohë i kishin ambiciet e qarta për të ndërtuar një ekip që të ngjiste shkallët vit pas viti dhe ja kujemi sot. Di të them që unë jam krenar për gjithë këtë rrugëtim fantastik që kemi bërë.
Ndërkohë keni shënuar një gol të rëndësishëm në ndeshjen me Bylisin. Si jeni ndjerë?
Të them të drejtën, e prisja. Për atë arsye u futa në fushë, të kthenim rezultatin edhe për fat të mirë, me grintë dhe guxim, ia dolëm. Shumë përmbysje nga Elbasani gjatë këtij sezoni dhe për më tepër në fund… Kjo tregon cilësinë dhe karakterin që kemi ne si skuadër. Asnjëherë nuk dorëzohemi dhe luftojmë deri në sekondën e fundit.
Si t’u duk atmosfera në stadium?
E mrekullueshme. Këta janë tifozët më të mirë në botë dhe gjithë këto vite na i kanë bërë gjërat më të lehta, sepse na kanë përkrahur çdo moment. Kam një falënderim nga zemra për të gjithë.
Në tre vite i fituat të gjitha kategoritë, po në Superiore, a pret trofe Gava?
Atë shpresoj, që edhe karrierën time ta mbyll me trofeun e Superiores. Kujt i dedikohet ky triumf? I dedikohet djalit tim, Martinit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

