Elbasani zhgënjen në shtëpi, ndalet në barazim me Teutën, të dy ekipet ende pa humbje
27 Shtator 2025, 21:44 / SPORT

Nuk prodhoi fitues dueli mes Elbasanit dhe Teutës, i vlefshëm për javën e pestë të Kategorisë Superiore
Dy ekipet ndanë nga një pikë në “Elbasan Arena”, pas barazimit pa gola. Pjesa e parë foli më shumë për Teutën, që u ndal nga tranversa.
Në pjesën e dytë, Elbasani u shfaq më kërkues, por nuk arriti të shënojë. Në fund, dy ekipet u detyruan të ndajnë nga një pikë mes tyre.
Si Elbasani, ashtu edhe Teuta vazhdojnë të jenë të pathyeshëm në këtë sezon. Verdheblutë kryesojnë renditjen me 11 pikë, ndërsa durrsakët ngjiten momentalisht në vendin e dytë me 7 pikë.
Po në kuotën e 7 pikëve janë edhe Vllaznia, Vora dhe Egnatia, të cilat do të luajnë ditën e nesërme.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
