Empoli-Lecce/ Ardian Ismajli lë fushën i dëmtuar, zëvendësohet nga De Sciglio

11 Janar 2025, 15:59 / SPORT ALFA PRESS

Empoli-Lecce/ Ardian Ismajli lë fushën i dëmtuar,
Ardian Ismajli është dëmtuar në ndeshjen që ekipi i tij Empoli, po luan në këto momente në shtëpi përballë Leçes. Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka lënë fushën e lojës në minutën e 21’ teksa vëndin e tij e ka zënë De Sciglio.

Shkak për këtë dalje para kohe nga fusha e lojës është bërë një dëmtim që shqiptari ka pësuar. Nuk dihet ende se në çfarë shkalle ka shkuar dëmtimi i pësuar nga mbrojtësi i Kombëtares, teksa tashmë priten ekzaminimet mjekësorë.

Kujtojmë që sfida mes Empolit dhe Leçes është e vlefshme për javën e 20-të të Serie A. Skuadra e Leçes po udhëheq me rezultatin e pastër 0-2.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128