
Enis Bardhi bëhet me skuadër të re, mbetet në Superligën e Turqisë

24 Janar 2025, 16:38 / SPORT
Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ka nënshkruar edhe zyrtarisht me klubin turk, Bodrumspor.
Vetëm disa ditë pas shkëputjes së kontratës me Trabzonspor, Bardhi është bërë me skuadër të re.
Lojtari i Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar kontratë me klubin e Bodrumsporit, i cili bën gara gjithashtu në Superligën e Turqisë.
“Klubi ynë ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me Enis Bardhin, i cili ka luajtur për herë të fundit për Trabzonspor”, thuhet në njoftim.
Te Bodrumspori, Bardhi do të takojë dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti.
Bodrumspori momentalisht renditet në vendin e 16-të dhe rrezikon rënien nga kategoria nëse e mbyll sezonin në këtë vend.
-
Shkundet sërish Shkodra, ja sa ishte magnituda e tërmetit
24 Janar, 16:32 -
"Ik pyet mamin tënd"/ G-bani shpërthen keq ndaj Rozanës
24 Janar, 16:22

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128